Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Inter e tepron me çmimin e mbrojtësit, Tottenham “hedh grepat” te finalisti i Tiranës

Të shtyrë edhe nga trajneri Antonio Conte, drejtuesit e Tottenham po këmbëngulin çdo ditë e më shumë për të transferuar në ishull, Alessandro Bastonin. 23-vjeçari mund të konsiderohet si një zbulim i teknikut italian në periudhën kur drejtonte zikaltërit, ndaj kërkon që të ribashkohet me lojtarin e kombëtares italiane.

Megjithatë, drejtuesit e Inter janë të vendosur të mos hapin rrugë dhe së fundmi e kanë bërë të qartë jo vetëm për Tottenham, por për secilin klub që kërkon shërbimet e Bastonit. Inter nuk e shet lojtarin për një çmim më të ulët se 70 milionë euro.

Një shifër të tillë duket se anglezët nuk janë të gatshëm ta paguajnë dhe në këtë formë po mendojnë alternativën B. Fjala është për Marcos Senesi, i cili në këtë sezon ka spikatur me Feyenoord dhe ishte një nga pikat e forta të skuadrës holandeze që mbërriti në finalen e Conference League të humbur më pas në stadiumin Air Albania ndaj Romës me rezultatin 1-0.

Por, edhe për Senesi, Tottenham nuk do ta ketë të lehtë ta transferojë pasi Jose Mourinho ia ka vënë syrin mbrojtësit dhe e kërkon me çdo kusht te Roma.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...