Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inter fal dy pikë të tjera në Lecce, Mancosu i përgjigjet golit të Bastonit

Për të dytë ndeshje radhazi në Serinë A, Interi ndalet në barazim 1-1. Një javën e kaluar ishte Atalanta që i mori pikë në “San Siro”, këtë radhë zikaltrit nuk ia dolën të ruanin epërsinë në “Via del Mare” të Lecce.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola dhe pavarësisht epërsisë territoriale të Interin, rastin më të pastër në këtë fraksion e pati Mancosu, në minutën e 8-të, shumë pranë shtyllës së dytë, por topi I goditur prej tij përfundoi jashtë.

Në minutën e 20-të Romelu Lukaku e dërgoi topn në rrjetë, por kryesori pasi pa pamjet e përsëritura nëpërmjet sistemit VAR, vendosi ta anulonte për ndërhyrje të gabuar në zonë.

Takimi i zhbllokua më në fund në minutën e 70-të, me Bastonin që devijoi me kokë në rrjetë pranë zonës së portierit. Epërsia e Interit zgjati vetëm 7 minuta, pasi Mancosu i parapriu ndërhyrjes së Bastonit, duke mos I dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Handanovic.

As aktivizimi i Alexis Sanchez nuk e ndryshoi rezultatin në minutat e mbetura, me Interin që largohet me një shije të hidhur nga “Via del Mare”, ku la 2 pikë të vyera.

Fabio Borini shmangu humbjen e Veronës në fushën e Bolognas në minutën e 81-të, me vendasit që kryesonin që nga minuta e 20-të me finalizimin e Banit. Pikërisht autori i golit që zhbllokoi takimin la në baltë Bolognan duke u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 67-të. Epërsinë numerike e shfrytëzuan veronezët, që në fund morën një pikë falë barazimit 1-1. I pafat në këtë takim Marash Kumbulla, I detyruar të linte fushën që në minutën e 25-të për shkak të një dëmtimi.

Nuk pati fitues as në përballjen mes Brescias dhe Cagliarit, që u mbyll në barazim 2-2. Për vendasit realizoi dy gola Torregrossa mes dy finalizimeve të Joao Pedros së Cagliarit.

Rebic vjen nga stoli dhe “përmbys” Udinesen, Milan thyen makthin “San Siro”

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...