Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inter feston ditëlindjen me fitore, Atalanta “djeg” Sampdorian

Interi rikthehet te fitorja, pasi mposhti Spalin me rezultatin 2-0, duke marrë një 3-pikësh mjaft të rëndësishëm, vetëm një javë para ndeshjes derbi me Milanin, e programuar për të dielën e ardhshme.

Zikaltrit e nisën mirë takimin dhe arritën të shënojnë me anë të sulmuesit Lautaro Martinez, por ndërhyrja e VAR bëri të pavlefshëm golin, pasi vërehej një prekje me dorë në momentin e marrjes së topit nga argjentinasi.

Më pas gjithçka filloi të shkojë keq për zikaltrit, që fillimisht panë t’u dëmtohej Brozoviç dhe më vonë mbrojtësi brazilian Miranda, ndërsa me dy zëvendësime të detyruara, Spalletti nuk po arrinte t’i japë orientimin e duhur skuadrës.

Goli i zhbllokimit të rezultatit erdhi në minutën e 67’, kur Mateo Politano u shërbye mirë në zonë dhe me një veprim të shpejtë, gjuajti, ndërsa falë edhe një devijimi, topi u ndal në rrjetën e portierit të Spalit, Emiliano Viviano.

Vetëm 10 minuta më vonë, pas një aksioni të gjatë të zikaltërve, ishte mesfushori italian Roberto Gagliardini, që pasi u shërbye në zonë nga Cedric Soares, arriti të gjuajë saktë dhe të shënojë golin e dytë, që qetësoi skuadrën.

Më pas zikaltrit menaxhuan mirë lojën, duke krijuar edhe 2-3 mundësi të tjera shënimi, ndërsa në fund mbeti në fuqi rezultati 2-0, që çoi Interin në kuotën e 50 pikëve në vendin e katërt, me vetëm një pikë më pak se Milani, në prag të derbit të Madonninës.

Një fitore mjaft të rëndësishme mori edhe Atalanta, në transfertën gjenoveze përballë Sampdorias, ku triumfoi me rezultatin 1-2. Duvan Zapata dhe Gosens shënuan për zikaltrit, ndërsa dorianët barazuan përkohësisht me Fabio Quagliarelën.

Ky i fundit shënoi sot golin e tij të 20 në kampionatin italian, duke parakaluar Cristiano Ronaldon dhe Piatek dhe duke kryesuar i vetëm renditjen e golshënuesve. Natyrisht që këto janë shifra mahnitëse, për më tepër kur mendojmë se kemi të bëjmë me një sulmues 36-vjeçar, që po përjeton një rini të dytë.

Fitore mori edhe Torino, që mposhti 1-2 Frosinonen në transfertë. Vendasit kaluan të parët në avantazh, me një gol të shënuar në pjesën e parë, ndërsa Torino shënoi dy herë në 45-minutëshin e dytë, me anë të kapitenit Belotti, duke marrë 3 pikët.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...