Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Inter fikson çmimin e Joao Marios, largohet për 30 milionë

Portugezi Joao Mario po luan sezonin e tij të dytë te Interi, por ende nuk ka arritur të bindë zikaltrit, që t’i besojnë një fanellë titullari. Qëndrimi i shpeshtë në stol ka bërë që portugezi të shfaqë hapur pakënaqësinë në lidhje me situatën, teksa nga grumbullimi me kombëtaren u shpreh se do të vlerësojë mundësinë e largimit në muajin janar.

Këto deklarata duket se nuk u pritën aspak mirë nga drejtuesit e klubit, që tani kanë filluar të vlerësojnë ofertat në drejtim të tij. Sipas raportimeve të medieve italiane, pasi kanë marrë edhe mendimin e Spallettit, drejtuesit e Interit kanë vendosur edhe çmimin për kartonin e tij.

Kështu, klubet e interesuara për shërbimet e tij, do të duhet të arkëtojnë plot 30 milionë euro në arkat e klubit të Milanos, ndërsa vetë zikaltrit shpenzuan 43 milionë, për të marrë Joao Marion nga Sportingu.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...