Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Inter fiton me vështirësi, Ajeti mposht Memushajn

Interi ka arritur të marrë tre pikë mjaft të vështira, ndaj Genoas, duke fituar me rezultatin minimal 1-0, pas golit të shënuar nga D’ambrosio, 3 minuta para fundit të takimit.

Zikaltrit patën kontrollin e topi, që edhe këtë herë ishte në shifrat mbi 60%, por rasti më i mirë ishte ai i minutave të para me kroatin Perisiç.Në pjesën e dytë, trajneri Spalletti përforcon sulmin, duke hedhur në fushë Eder, Joao Mario dhe debutuesin Karamoh. 19 vjeçari francez dhuroi disa numra mjaft të bukur në fushë, ku veçohen disa shpërthime në krah dhe një goditje e bukur e pritur nga portieri Perin.

Në minutën e 87, zikaltrit kaluan në avantazh me golin e shënuar nga D’ambrosio, pas një krosimi nga këndi, ndërsa 3 minuta më pas Genoa mbeti me dhjetë futbollistë, pas kartonit të kuq të marrë nga Omeonga. Në minutën e fundi shtesë, ndëshkohet edhe Taarabt me karton të kuq, pas një faulli të rëndë ndaj 19 vjeçarit Karamoh.

Crotone e Arlind Ajetit ka arritur të marrë një fitore mjaft të rëndësishme për mbbijetesëm, 2-0 ndaj Beneventos së Ledian Memushajt. Dy futbollistët e kombëtares shqiptare e nisën si titullarë sfidën, ndërsa Memushaj u zëvendësua në minutën e 59.

Triumfon edhe Lazio e Thomas Strakoshës, 0-3 në transfertën ndaj Veronas, ku edhe pse me mungesa të shumta në mbrojtje, Ciro Immobile u tregua sërish vendimtar me dy gola të shënuar dhe një asist.

Lajme të tjera

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Gjermani

Julian Nagelsmann ka folur për herë të parë si trajner i kombëtares së Gjermanisë. Në një prononcim për mediet, ish-tekniku i Bayern Munich u...