Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inter “harron” humbjen ndaj Barçës, rekord arkëtimesh për derbin e Italisë

Tifozët në stadiume
Tifozët në stadiume

Interi ka hedhur menjëherë pas krahëve humbjen me përmbysje në “Camp Nou” përballë Barcelonës dhe po përpiqet të përqendrohet te derbi i Italisë, ndaj Juventusit, sfidë që do të luhet të dielën në mbrëmje në “San Siro”.

Ndërkohë që Antonio Conte përpiqet të përgatisë më së miri të tijtë për të marrë maksimumin në këtë sfidë, drejtuesit e Interit duket se e kanë arritur objektivin ekonomik, pasi pritet të vendosin një rekord arkëtimesh nga stadiumi.

Sipas njoftimeve më të fundit, po shkohet drejt shitjes së të gjithë biletave, pra pak më tepër se 75 mijë, ndërsa përllogaritjet paraprake thonë se zikaltrit do të arkëtojnë rreth 6.5 milionë euro në total mes biletave dhe shërbimeve të mikpritjes në stadium.

Në “San Siro” të dielën në mbrëmje pritet të ketë njerëz nga më shumë se 100 kombësi të ndryshme, ndërsa mbi 20 % e biletave në total, janë shitur jashtë Italisë. Vlen të theksohet se derbi i Italisë pritet të transmetohet në më shumë se 200 vende të botës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...