Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Inter heq nga merkato Skriniar, pritet miratimi i Zhang për afrimin e një mbrojtësi

Skriniar mbyll sezonin para kohe
Skriniar mbyll sezonin para kohe

Dështimi për të sjellë në Milano Gleison Bremer, i cili përfundoi te Juventus, ka ndryshuar planet e merkatos te Interi, që duket se ka vendosur të mbajë për të paktën edhe një sezon sllovakun Milan Skriniar.

Zikaltrit janë zemëruar jo pak me ngurrimin e PSG-së dhe tani u kanë bërë të qartë francezëve se nuk do të zbresin asnjë cent nga çmimi prej 80 milionë eurosh që kanë vendosur për sllovakun.

Thënë ndryshe, Interi do të shesë Skriniar vetëm nëse ndonjë klub do të paguajë 80 milionë euro për kartonin e tij, gjë që duket e vështirë, aq më tepër tani që klubet me financa të mëdha, i kanë bërë zgjedhjet e tyre në prapavijë.

Ndërkohë Simone Inzaghi vijon të shpresojë në afrimin e mbrojtësit serb Milenkovic, për të cilin Fiorentina kërkon 15-20 milionë euro, por më parë duhet që Stiven Zhang të japë miratimin për këtë operacion.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...