Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Inter humbet Calhanoglu, mundësi e artë për Asllanin

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e djathtë.

Nga vizitat e kryera, rezulton e sigurt se turku do të humbasë ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Atalantës dhe Genoas, ndërsa synimi i teknikut Inzaghi është ta ketë në dispozicion në kondicionin më të mirë fizik për ndeshjen e kthimit në 1/8-tat e Champions League më datë 13 mars ndaj Atletico Madrid.

Lexo edhe:

Një kohë të saktë për rikuperimin e mesfushorit nuk ka, teksa gjendja e tij do të ndiqet ditë pas dite. Kjo përkthehet ndryshe në një tjetër shans të artë për Kristjan Asllanin që është edhe zëvendësuesi natyral i Calhanoglu te Inter.

Mesfushori i kombëtares këtë sezon nuk ka zhgënjyer me paraqitjet e tij kur i është dhënë mundësia, teksa numëron dy asiste me zikaltërit, i fundit në ndeshjen e së dielës ndaj Leçes në transfertë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...