Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inter i “shëmtuar” 3 ndeshje pa gol dhe vetëm 1 pikë ndaj Atalantës

Për të tretën ndeshje radhazi në Serie A, Interi nuk arriti të gjente rrugën rrjetës duke barazuar 0-0 ndaj Atalantës në Bergamo dhe duke humbur kështu shansin e artë për tu ngjitur në vendin e 3-të të renditjes. Në pjesën e parë ishte Handanovic shpëtimtari i skuadrës së Spallettit pasi ndali çdo tentativë të ardhur në drejtim të portës së tij. Atalanta krijoi më shumë në këtë fraksion loje ndërsa Interi tentoi ta godiste me kundërsulm, por Perisic fillimisht u ndal nga Berisha dhe më pas i vetëm përballë portierit shqiptar nuk gjeti kuadratin për fare pak. Në fraksionin e dytë Interi provoi disi më shumë se vendasit për të gjetur golin por Rafinha dhe Perisic humbën dy mundësi të mira, ndërsa pothuajse në hije Mauro Icardi që sërish nuk la shenjë edhe në këtë sfidë. Berisha edhe në pjesën e dytë shfaqi cilësitë e tij duke ndalur një predhë të Eder për një 0-0 në fund që nuk kënaqi asnjë nga të dyja skuadrat por që i mbajti në lojë, Interin për një vend në zonën Champions dhe Atalantën për të pretenduar kualifikimin në Europa League.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...