Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Inter i shpifur”, shpërthen Cassano: Kështu humbën 12 ndeshje vjet

Sassuolo përmbysi Interin në “San Siro” falë golave të Nedim Bajramit dhe Domenico Berardit, duke u shkaktuar zikaltërve të Simone Inzaghit humbjen e parë sezonale.

Interi vuajti në pjesën e dytë kundër skuadrës së Dionisit. Performanca ishte negative dhe lojtarët janë përballur me kritika të forta. Edhe nga Antonio Cassano, i njohur si një tifoz i zjarrtë i Interit.

 

Interi është skuadra ime e zemrës, skuadra që kam mbështetur që fëmijë. Kur pata mundësinë, dhe kisha vetëm 1% mundësi të ikja tek Interi, bëra një katastrofë te Milani për të shkuar tek Interi. Është skuadra që unë mbështes dhe e ndjek gjithmonë me dashuri”.

Lexo edhe:

Por, përballja e fundit me Sassuolon i ka lënë një shije të hidhur Cassanos, i cili u shpreh: “Shpresoj të ketë qenë thjesht një incident…

Interi luajti një ndeshje të tmerrshme, të shëmtuar. E meritoi humbjen. Zikaltrit kanë humbur gjatë sezonit të kaluar nja 12 ndeshje kështu në kampionat”.

 

Interi kryeson Serie A bashkë me Milanin, me nga 15 pikë. Nënkampionët e Europës luajnë sonte në transfertë kundër Salernitanës. Duel që vjen në SuperSport 2 (20:45).

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...