Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Inter-Juventus, derbi i Italisë edhe për sulmuesin belg të Napolit

Napoli nuk ia ka dalë të bindë sulmuesin belg Dries Mertens për të rinovuar kontratën dhe ka ndërprerë përpjekjet, ndërsa tani ky i fundit pret përfundimin e sezonit për të qenë i lirë të zgjidhë të ardhmen e tij.

Deri tani shumë klube europiane janë vënë në lëvizje për të marrë shërbimet e belgut, por sipas mediave italiane, beteja më e madhe do të jetë në Itali, mes Interit dhe Juventusit, që po negociojnë me menaxherët e sulmuesit.

Zikaltrit janë gati t’i ofrojnë një kontratë 3-vjeçare me pagë rreth 5 milionë euro në sezon, ndërsa po përdorin edhe kartën Lukaku, shokun e Mertens te kombëtarja belge, që po përpiqet ta bindë këtë të fundit të luajnë bashkë edhe në Milano.

Nga ana tjetër në orët e fundit ka qenë Maurizio Sarri që u ka kërkuar drejtuesve të Juventusit të marrin Mertens, pasi tekniku i bardhezinjve ia njeh mirë cilësitë belgut dhe e di se mund ta përdorë në disa role në sulm.

Për më tepër, me Bernardeschin, Higuain e Douglas Costën drejt largimit, belgu Mertens do të shndërrohej në një futbollist të rëndësishëm për skemat e Sarrit dhe një rezervë e denjë si për Cristiano Ronaldon, ashtu edhe Dybalën.

Megjithatë momentalisht klubi bardhezi i ofron sulmuesit vetëm dy sezone kontratë, ndërsa vetë Mertens po shfrytëzon situatën e krijuar nga ndërprerja e futbollit, për të menduar mirë zgjedhjen e tij.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...