Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inter këmbëngul për Lukakun, menaxheri i belgut mbërrin në zyrat e klubit

Drejtuesit e Interit kanë ndërmend të kënaqin Antonio Conten përpara nisjes së grumbullimit në Lugano dhe janë angazhuar maksimalisht që të sjellin në Milano sulmuesin belg të Manchester United, Romelu Lukaku.

Mbrëmjen e sotme në zyrat e klubit zikaltër u rikthyer sërish Federico Pastorello, menaxheri i sulmuesit belg, i cili po diskuton me drejtuesit zikaltër, për të formuluar një tjetër ofertë, që do të kënaqë “djajtë e kuq” të Manchesterit.

Deri tani anglezët kanë refuzuar dy ofertat e Interit për Lukakun, duke mos pranuar asnjë lojtar në shkëmbim, përveç mbrojtësit Skriniar, por zikaltrit do të tentojnë të ndryshojnë formulën e transferimit, për të arritur rezultat.

Ausilio dhe Marotta kanë në anën e tyre sulmuesin belg, i cili e ka ndarë mendjen të largohet nga Manchesteri dhe të bashkohet me Antonio Conten te Interi, pasi në “Old Trafford”, Solskjaer e shikon vetëm si sulmues alternativë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...