Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inter kërkon “notën 10”, ndaj Sassuolos mungojnë tre titullarë

Me 9 fitore radhazi, ose të gjithë ndeshjet e fazës së dytë, Interi ka marrë kryesimin e kampionatit italian dhe është shkëputur me 8 pikë nga Milani ndjekës, ndërsa të mërkurën në mbrëmje mund ta thellojë edhe më shumë këtë distancë, nëse ia del të marrë tre pikët në sfidën e prapambetur me Sassuolon.

Zikaltrit kanë gjetur ekuilibrat e duhur në fushë, pasi tani skuadra pëson shumë pak dhe arrin të shënojë me lehtësi, megjithatë përgatitja e ndeshjes me Sassuolon nuk do të jetë një mision aspak i lehtë për Antonio Conten.

Kjo pasi dy titullarët e padiskutueshëm të skuadrës, Marcelo Brozovic dhe Alessandro Bastoni kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe nuk do të jenë të gatshëm për këtë takim, ashtu siç do të mungojnë edhe emra si Perisic, Kolarov e Vidal, të cilët vuajnë nga probleme të ndryshme fizike.

Problem për Conten mbetet zëvendësimi i Bastonit, pasi mungon edhe serbi Kolarov, megjithatë tekniku zikaltër po merr në konsideratë tërheqjen mbrapa të Matteo Darmian, për të plotësuar treshen me De Vrij e Skriniar.

Sa i përket mesfushës, regjia do t’i besohet danezit Eriksen, i cili do të mbulohet nga krahët nga dy futbollistë shumë punëtorë si Gagliardini e Barella, ndërsa në të majtë pritet të konfirmohet sërish anglezi Young.

Tekniku zikaltër ka dilema edhe sa i përket repartit të sulmit, pasi Alexis Sanchez është në një formë mjaft të mirë dhe pretendon një vend titullari, ndaj mund ta nisë nga minuta e parë në krah të Romelu Lukakut.

Ndërkohë lajmi i mirë për trajnerin Conte dhe drejtuesit është se të gjithë tamponët e fundit kanë dhënë rezultate negative, pasi zikaltrit ishin në ankth për ndonjë infektim të mundshëm të futbollistëve që erdhën nga grumbullimi i kombëtares italiane.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...