Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inter kërkon të ruajë kreun, Napoli ‘i dënuar’ të fitojë

Në Itali starton Java e 17 dhe privilegjin për të çelur ndeshjet e ka pikërisht skuadra që kryeson kampionatin. Interi i Spaletit vazhdon të mbetet ekipi i vetëm në Serinë A që nuk njeh humbje, ecuri që pritet të vijojë të paktën edhe për këtë javë, duke pasur parasysh faktin që takimin me Udinezen e luan në San Siro në orën 15:00, për më tepër ndaj klubit friulian “zikaltërit” kanë prishur tersin e dikurshëm, duke fituar radhazi 5 përballjet e fundit me golaverazhin domethënës 16-5. Spalletti do t’i ketë në dispozicion të gjithë futbollistët, me përjashtim të portugezit Joao Mario, që vuan nga një problem në bajame, por në fushë pritet të zbresë 11-shja e zakonshme.

Prej dy javësh Napoli ka lëshuar kryesimin e kampionatit italian dhe ekipi i Sarrit që ka grumbulluar vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit, rrezikon për të lënë pikë të rëndësishme gjithashtu edhe në orën 18:00 në Torino, ku do të masë forcat me një skuadër tepër në formë, siç është ajo e trajnerit Sinisa Mihajloviç. Lajmi i mirë për Sarrin është rikthimi në fushë i Lorenzo Insignes, njërit prej futbollistëve më të spikatur, që duket se ka lënë pas krahëve dëmtimin e pësuar gjatë sfidës me Juventusin, në ditën e parë të dhjetorit. Në 2 takimet e fundit në ‘San Paolo’, napolitanët përveçse nuk kanë marrë më tepër se 1 pikë, kanë regjistruar edhe një tjetër statistikë negative, pasi nuk kanë shënuar asnjë gol.

E shtuna në Serinë A do të mbyllet me sfidën e ‘Olimpicos’ në orën 20:45, mes Romës vendase dhe Cagliarit. Verdhekuqtë vijnë pas barazimit pa gola në ‘Bentegodi’ ndaj Chievos, ku portieri Sorrentino u bë hero i vendasve me pritjet deçizive dhe sot duan vetëm 3 pikët, për të mbajtur ritmin e skuadrave që kanë para vetes në renditje. Nga ana tjetër Cagliari po tregon se luan një futboll të hapur dhe është i aftë të ndëshkojë cilindo kundërshtar, por lë edhe shumë hapësira mbrapa dhe pëson shumë gola.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...