Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inter-Lazio, me llogari të hapura, “flakë” edhe në Roma-Napoli

Dy muaj pas eliminimit të dhimbshëm në Kupën e Italisë, pas ekzekutimit të 11-metërshave, Interi ka rastin më të mirë për të marrë hak ndaj Lazios, teksa dy ekipet do të përballen në orën 20:30, në takimin përmbyllës të Javës së 29-të të Serisë A. Një tjetër sfidë e drejtpërdrejtë ndërmjet këtyre dy klubeve, duke patur parasysh që, edhe në edicionin e fundit, dueli Inter – Lazio rezultoi përcaktues për fatin e një prej vendeve që Serie A dërgon në Champions League, nëpërmjet kampionatit.

Më 20 maj, në Olimpico të Romës, zikaltrit përmbysën disavantazhin 2-1, me dy gola të realizuar në 12′ e fundit të takimit nga dyshja Icardi – Vecino, disfatë që flaku jashtë Championsit ekipin kryeqytetas. Këtë herë në fushë Interi nuk do të ketë Mauro Icardin, lajm i konfirmuar edhe nga vetë trajneri Luciano Spalletti në konferencën për shtyp.

Për hir të së vërtetës gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm për sulmuesin argjentinas dhe të dielën në mbrëmje mbushen plot shtatë javë nga ndeshja e tij e fundit me fanellën zikaltër, që daton më 9 shkurt në stadiumin “Tardini” të Parmës. Që nga ajo kohë numrit 9 të Interit i është hequr gjithashtu edhe shiriti i kapitenit, madje trajneri toskan as që nuk e ka grumbulluar 26-vjeçarin nga Rosario, e pavarësisht se Icardi ka filluar të stërvitet së fundi në gjirin e skuadrës, kjo ndeshje me sa duket vjen tepër herët për golashënuesin më të mirë të klubit lombard.

Interi zbret në fushë për herë të parë pas triumfit në derbi, sidoqoftë Lazio luan shumë mirë në “San Siro” dhe në Milano bardhekaltrit kanë humbur vetëm 1 nga 6 përballjet e fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave. Fitorja në këtë duel i nevojitet shumë më tepër miqve, pasi skuadra e Simone Inzaghit, ndonëse ka zhvilluar një ndeshje më pak, për momentin pozicionohet në vendin e gjashtë, 8 pikë poshtë Interit.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...