Kupa e Italise

Inter-Lazio, ora 21:00, duel “zjarri” për trofe dhe kthesën

Pas një starti aspak të mirë të vitit 2019 në Serinë A, Interi dhe Lazio do të përpiqen të gjejnë ngushëllim te Kupa e Italisë. Në orën 21:00, dy ekipet do të përballen në stadiumin “San Siro” në çerekfinalen e fundit të edicionit të 72-të të këtij kompeticioni.

Në kampionat Juventusi është shkëputur ndjeshëm dhe kampionët në fuqi që tani janë vërtet shumë pranë titullit të tetë rresht në Serinë A, kështu që shpresat më të mëdha për të siguruar trofe nga ky sezon këto dy klube i kanë pikërisht në Kupë. Zona Champions mbetet objektivi kryesor, megjithëse, për hir të së vërtetës, Interi dhe Lazio janë ende në lojë në Europa League, aktivitet ku në fakt Ditën e Shën Valentinit këto dy ekipe do të vazhdojnë aventurën e tyre respektivisht me Rapidin e Vjenës dhe Seviljen, por sidoqoftë në këtë kompeticion janë Chelsea, Arsenali dhe Napoli që kuotohen si skuadrat favorite.

Interi, bashkë me klubin tjetër kryeqytetas, Romën, dominuan Kupën në vitet 2000, gjithsesi, në stadiumin “Giuseppe Meazza” do të matin forcat dy klube që së bashku numërojnë plot 13 Kupa Italie. Zikaltërit konsiderohen klubi i tretë më i suksesshëm i këtij aktiviteti dhe e kanë ngritur 7 herë këtë trofe, pa harruar edhe 6 finale të tjera të humbura, ndërsa Lazio, në krahun tjetër, krenohet me 6 Kupa dhe bardhekaltrit janë mundur vetëm tri herë në finale.

Të dy ekipet paraqiten në Milano pas humbjeve në kampionat. Interi u thye në Torino nga skuadra “granata”, ndërsa Lazio në Olimpico, ndonëse kaloi fillimisht në epërsi, pësoi dy gola në çerek oren e fundit të takimit nga bardhezinjtë e Allegrit.

Vendasit do të bëjnë çmos për të shfrytëzuar faktorin fushë, për më tepër trajneri Luciano Spalletti është nën presion dhe emri i Antonio Contes po përmendet gjithmonë e më shpesh, ndërsa bardhekaltrit në anën tjetër janë shfaqur të pafuqishëm ndaj skuadrave elitare në Apenine.

Kështu ekipi i Simone Inzaghi-t në fazën e parë të kampionatit u mund me radhë nga Napoli, Juventusi, Roma dhe Interi. I vetmi rezultat pozitiv në Serinë A konsiderohet barazimi 1-1 me Milanin, ndërkaq në fazën e dytë Lazio ka humbur njëri pas tjetrit me shifrat 2-1 edhe takimet Napolin dhe Juventusin, prandaj një kualifikim në Lombardi do t’i jepte goxha shtytje skuadrës kryeqytetase në këtë periudhë vërtet të ngjeshur të sezonit.

Lazio ka humbur dy finale në katër vitet e fundit, në të dy rastet me Juven e Alegrit dhe nuk e fiton këtë trofe që nga viti 2013, ndërsa emri i klubit të Interit mungon te Kupa e Italisë që nga viti 2011.

Sezonin që shkoi Interi u eliminua në derbi nga Milani, sidoqoftë edhe bardhekalëtrit e pësuan një fazë më tej, pra në gjysmëfinale pikërisht nga kuqezinjtë e Gattusos, pas gjuajtjes së 11-metërshave, sepse 210′ e lojës nuk prodhuan asnjë gol. Interi që në Serinë A numëron 8 pikë më shumë në klasifikimin e përgjithshëm ka fituar dy përballjet e fundit ndërmjet tyre, por gjithsesi të enjten në mbrëmje ekipin e Spallettit e pret një ndeshje shumë e vështirë, duke patur parasysh që bardhekaltërit në “San Siro” kanë humbur humbur vetëm 1 nga 5 përballjet e fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency