Serie A

Inter nis fushatën e spastrimit, Lazaro në Angli, Politano pranë Napolit

Në pritje të zyrtarizimit të Christian Eriksen, drejtuesit e Interit po punojnë paralelisht edhe për shitjen e disa futbollistëve, që nuk bëjnë pjesë në planet e Antonio Contes.

Kështu është mbyllur sot zyrtarisht transferimi i austriakut Valentin Lazaro, që erdhi në verë nga Hertha Berlin, por që nuk bindi Conten dhe nga dita e sotme është bërë pjesë e skuadrës së Newcastle, në kampionatin anglez.

Lazaro u transferua në huazim 6-mujor përkundrejt 2 milionë eurove, ndërsa klubi anglez ka ruajtur edhe të drejtën e blerjes përfundimtare në verë, për shifrën e 20 milionë eurove, që do ta çonte në total 22 milionë euro vlerën që zikaltrit do të arkëtonin nga austriaku.

Vetëm një hap largimit është edhe sulmuesi italian Mateo Politano, që duket se ka reflektuar dhe është gati të firmosë një kontratë 4-vjeçare me Napolin, me një pagë prej dy milionë eurosh në sezon.

Është arritur ndërkohë marrëveshja mes Interit dhe Napolit, për një huazim 18-mujor me detyrim blerjeje për shifrën e 20 milionë euro, para këto që do të përmirësojnë ndjeshëm bilancin e zikaltërve.

Një tjetër futbollist që nuk bën pjesë në planet e Contes është edhe sulmuesi brazilian Gabigol, të cilin Interi ka vendosur ta shesë përfundimisht te Flamengo për shifrën e 20 milionë eurove, si dhe mbajtjen e 20% të vlerës së kartonit.

Marrëveshja mes Interit dhe klubit brazilian është arritur, ndërsa mediat pranë skuadrës zikaltër konfirmojnë se të hënën pritet të bëhet edhe zyrtarizimi, ndërsa këto lëvizje do të sjellin para kesh në arkat e klubit.

Një tjetër emër që mund të lërë Milanon gjatë janarit është edhe mbrojtësi uruguaian Matias Vecino, që nuk shihet si titullar nga Conte dhe po kërkon një klubi tjetër, ku të mund të luajë rregullisht.

Për Vecinon interesohen Manchester United, Tottenham e Napoli, por Marotta e Ausilio nuk kanë ndërmend të pranojnë asnjë prej ofertave pa gjetur më parë një tjetër futbollist për ta zëvendësuar, pasi do të mbeteshin sërish të paktë në numër në mesfushë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency