Kupa e Italise

Inter pa busull, Strakosha bën heroin dhe çon Lazion në gjysmëfinale!

Thomas Strakosha çon Lazion në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë i heq mundësinë Interit për të zhvilluar dy derbi të zjarrta me Milanin në këtë fazë. Me penallti të pritura por edhe me disa ndërhyrje vendimtare gjatë lojës, portieri shqiptar ndihmoi Lazion e tij të mposhte pas ruletës së 11-metërshave Interit e Spallettit që në vetëm pak kohë është kthyer në një skuadër pa busull dhe që nuk fare vision për të pordhuar lojë dhe për të sulmuar portën kundërshtare.

Kupa e Italisë duke parë edhe eliminimin e Napolit, Romës dhe Juves ishte mundësia ideale që zikaltrit të fitonin një trofe në këtë sezon por nga ajo skuadër që fitonte 0-3 në Romë rreth 3 muaj më parë nuk ka mbetur më asgjë pasi ky Inter është shumë i shëmtuar për t’u parë. Në San Siro koha e rregullt përfundoi në barazim pa gola në një ndeshje ku u vunë në evidencë dy portierët Strakosha dhe Handanovic me sllovenin që në minutat e fundit u mohoi dy gola të sigurtë bardhekaltërve fillimisht Caicedos dhe më pas Immobiles.

Ndërkohë për Interin rastin më të mirë në kohën e rregullt e kishte Candreva por me portën e boshatisur ish lojtari i Lazios bëri të pabesueshmen duke e çuar topin për laraska dhe duke treguar se aktualisht më mirë mund të bëjë rolin e “kllounit” sesa atë të futbollistit, pasi gjatë gjithë lojës ishte e vështirë të gjeje qoftë edhe një pasim apo krosim të saktë të Candrevas.

Në shtesë Lazio zhbllokoi shifrat me Ciro Immobilen në minutën e 108-të me këtë të fundit që i ndihmuar edhe nga devijimi i D’Ambrosios mposhti Handanovic. Megjithatë si një skuadër e çmendur atëherë kur të gjithë menduan se Interi u eliminua, pikërisht D’Ambrosio në minutën e 122-të të fundit të shtesës brenda shtesës, u pengua në hyrje të zonës nga Milinkovic-Savic i cili bëri një faull naiv me gjyqtarin që fillimisht akordoi faull jashtë zone por ndërhyrjen e VAR, rikorigjoi vendimin e tij duke dhënë penallti.

Nga 11-metra distancë Icardi nuk gaboi me Strakoshën që për fare pak nuk ndali dot kapitenin e Interit i cili e çoi ndeshjen në ruletën e penalltive. Nga 5 penalltitë e goditura në fund, Interi shënoi tre ndërsa Lazio 4, me Strakoshën që priti penalltitë e Lautaro Martinez dhe atë deçizive të Radja Nainggolan, duke bërë heroin dhe duke eliminuar Interin me Lazion që ashtu si një vit më parë do të sfidojë Milanin në gjysmëfinale dhe pasi u hakmorr ndaj Interit që e la jashtë Championsit sezonin e kaluar, kryeqytetasit do të kërkojnë t’i kthejnë reston edhe Milanit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency