Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Inter për “pazar” te Udinese, gati oferta për dy argjentinas

Samir Handanoviç vazhdon të jetë një nga pikat më të fortë të Interit dhe jo më kot mban edhe shiritin e kapitenit në krah, por mosha e tij i ka vënë drejtuesit në lëvizje për të gjetur një pasues të denjë për të mbrojtur katërkëndëshin e portës.

Kështu sipas mediave italiane, në vëmendjen e drejtuesve zikaltër Marotta e Ausilio, ka përfunduar portieri argjentinas i Udineses, Juan Agustin Musso, i cili po bën paraqitje mjaft të mira në këtë fillim sezoni.

Përveç tij, zikaltrit po ndjekin me vëmendje edhe ecurinë e fantazistit bardhezi Rodrigo De Paul, që përveçse po luan mjaft mirë në kampionatin italian, është shndërruar në një titullar edhe në kombëtaren argjentinase.

De Paul shihet si një alternativë e vlefshme, që mund të zëvendësojë mjaft mirë si Sensin, ashtu edhe Barellën, pasi disponon cilësitë e duhura për ta bërë këtë, ndërsa drejtuesit e Interit po mendojnë një ofertë prej 50 milionë eurosh, për të marrë dy argjentinasit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...