Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Inter përgatit sulmin final për Eriksen, vazhdojnë negociatat edhe për Giroud

Jose Murinho deklaroi dje se Christian Eriksen do të zbresë në fushë në ndeshjen ndaj Watfordit dhe se Interi nuk ka bërë akoma një ofertë zyrtare ndaj Tottenhamit, por mediat italiane raportojnë se zikaltrit janë gati për sulmin final.

Burime pranë klubit milanez raportojnë se Marotta e Ausilio po përgatitin një ofertë që nuk mund të refuzohet nga Daniel Levy, pasi shpresojnë që të vënë në dispozicion të Contes fantazistin brenda javës së ardhshme.

Momentalisht Interi është ndalur në një ofertë prej 13 milionë eurosh, ndërsa Tottenhami kërkon 20, megjithatë kalimi i ditëve mund të bëjë që bosi i londinezëve të ulë pretendimet për të mos e humbur danezin me parametra zero në qershor.

Pikërisht për këtë arsye, Marotta ka programuar që t’u prezantojë anglezëve një ofertë prej 17 milionë eurosh në fillim të javës, që sipas pritshmërive, do të pranohet nga Tottenham dhe Eriksen do të marrë rrugën për në Milano.

Sa u përket krahëve të mesfushës, është mbyllur marrëveshja me Ashley Young, ndërsa tani zikaltrit mund të mos tentojnë një tjetër emër në këtë pozicion, duke qenë se presin edhe rikuperimet e D’Ambrosios e Asamoah.

Ka dilema ende sa i përket sulmit, ku zikaltrit kërkojnë afrimin e francezit Olivier Giroud, por përveçse mungon akordi me Chelsean, edhe vetë kampioni i botës nuk ka dhënë miratimin final për kryerjen e këtij operacioni.

Kjo pasi Giroud këmbëngul për një kontratë të vlefshme deri në verën e 2022-shit, ndërsa te Interi i kanë ofruar vetëm një vit e gjysmë bashkëpunim, pasi nuk besojnë shumë te mosha e francezit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...