Serie A

Inter “përmbys” Veronën dhe merr kreun, tani tifo për Milanin

Katër ditë më parë humbi me përmbysje në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, ndërsa mbrëmjen e sotme Interi i antonio Contes arriti të triumfojë në të njëjtën mënyrë ndaj Veronës në “San Siro”, në takimin e vlefshëm për javën e 12 të Serisë A.

Nën praninë e më tepër se 65 mijë spektatorëve në shkallët e stadiumit, zikaltrit e nisën mirë ndeshjen, por në minutën e 19’ miqtë nga Verona fituan një 11-metërsh që u ekzekutua saktë nga Verre që kaloi të tijtë në avantazh.

Nga ai moment loja u zhvendos e gjitha në gjysmëfushën e Veronës, por pavarësisht tentativave të shumta, portieri Silvestri u tregua spektakolar në disa raste dhe arriti të mbajë portën të paprekur në pjesën e parë.

Goli i barazimit për Interin do të vinte vetëm në minutën e 68’, kur pas një krosi të Lazaros në zonë, Vecino kërceu më lart se të gjithë dhe arriti të dërgojë topin në rrjetë, duke rindezur entuziazmin dhe besimin te të tijtë.

Conte hodhi në fushë edhe Candrevën e Espoziton për të freskuar repartin e avancuar, por goli i avantazhit erdhi vetëm në minutën e 83-të, kur Nicolo Barella bëri gjithçka mirë në mesfushë dhe lëshoi një goditje nga jashtë zonës duke çuar topin në trekëndëshin e portës së Silvestrit.

Minutat në vijim nuk sollën asgjë për t’u shënuar, teksa zikaltrit me këtë fitore ngjiten në krye të renditjes me 31 pikë, dy më tepër se Juventus që do të luajë ndeshjen e tij nesër përballë Milanit në “Allianz Stadium”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency