Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inter pragmatist në Cagliari, Conte kap kreun me dyshen Lautaro-Lukaku

Me shumë vështirësi Interi fiton 1-2 në Sardenjë ndaj Cagliarit dhe ngjitet në krye të Serie A me pikë të plota 6 sëbashku me Juventusin dhe Torinon. Edhe pse nuk bindi me lojë skuadra e Antonio Contes u tregua pragmatiste dhe shfrytëzoi rastet që ju krijuan. Një fitore e arritur edhe për meritë të Stefano Sensit që ishte i vetmi lojtar që bindi në radhët e zikaltërve. Në minutën e 25-të Lautaro Martinez zhbllokoi shifrat pas asistit perfekt të Sensit një gol që u kontrullua edhe nga sistemi VAR përpara se të akordohej për shkak të pozicionit të sulmuesit argjentinas që gjithsesi ishte në linjë me lojtarin e fundit të Cagliarit. Vendasit megjithatë të shtyrë edhe nga publiku vendas barazuan rezultatin me Joao Pedron në minutën e 50-të, pas asistit të argjentinasit Nandez.

Megjithatë për të marrë për dore Interin në këtë transfertë të vështirë mendoi Sensi që pasi u ndal nga traversa pas një goditjeje dënimi, arriti plot klas të fitonte një 11-metërsh që Lukaku në hije deri në ato momente e kthehu lehtësisht në gol. Sulmuesi belg humbi një rast të artë për t’i çuar shifrat në 1-3 pak minuta më vonë ndërsa edhe Politano nuk ishte i saktë përpara portës në më shumë se 2 raste. Në ndeshjet e tjera të javës së 2-të spikat humbja e Atalantës në shtëpi ndaj Torinos. Me Berat Gjimshitin në fushë bergamaskët u mposhtën me rezultatin 2-3 dhe nuk u mjaftuan 2 golat e Duvan Zapatës për të marrë pikë. Fiorentina e Montellës ndërkohë u mposht 2-1 nga Genoa duke pësuar humbjen e 2-të në 2 javë, ndërkohë që Verona sërish me Marash Kumbullën si titullar triumfoi me rezultatin 0-1 në transfertën ndaj Lecces.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...