Merkato

Inter-Real Madrid takim edhe për merkaton, ideohet një shkëmbim i bujshëm

Interi dhe Reali i Madridit do të përballen nesër në mbrëmje në “San Siro”, në një ndeshje kyç për fatin e të dyjave në Ligën e Kampionëve, ndërsa drejtuesit do të shfrytëzojnë rastin për një takim të rëndësishëm merkatoje.

Bëhet fjalë për një ide që po po merr jetë gjithnjë e më shumë ditët e fundit, shkëmbimin kokë më kokë mes fantazistëve Christian Eriksen dhe Isco, të cilët nuk po gjejnë hapësira në formacionet aktuale.

Interi shpenzoi 27 milionë euro janarin e kaluar për të marrë danezin, i cili deri tani nuk ka arritur të shndërrohet në titullar të zikaltërve dhe së fundi ka prishur edhe raportet me trajnerin Antonio Conte, të cilin e ka sulmuar shpesh me deklarata publike.

Nga ana tjetër e njëjta situatë është edhe për Iscon, që nuk bën më pjesë në planet e Zidane dhe thuajse nuk komunikon fare me francezin, ndaj po kërkon largimin për të mos humbur grumbullimin për në Kampionatin Europian.

Megjithatë në rrethanat e krijuara nga pandemia, asnjë klub nuk është gati të bëjë oferta të rëndësishme për dy lojtarët, ndaj shkëmbimi do të ishte opsioni më i mirë që si Interi, ashtu edhe Reali, të përmirësonin bilancet.

Kjo pasi paga e të dyve është thuajse e njëjtë dhe në rast të një shkëmbimi kokë më kokë, vlera e tyre mund të vendosej për një shifër më të lartë se 50 milionë euro dhe në këtë rast të dy klubet do të regjistronin një plusvalencë të rëndësishme në kuadër të Fair Play-t Financiar.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency