Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Inter refuzon shkëmbimin Joao Mario-Ozil

Inter është në kërkim të një fantazisti që di të shënojë edhe gola dhe në ditët e fundit kishte dalë në skenë emri i gjermanit të Arsenal Mesut Ozil. Anglezët janë të gatshëm të negociojnë, por kërkojnë në shkëmbim portugezin Joao Mario, të cilin Inter e bleu për 45 milionë euro, nga Sporting Lisbona, vitin e kaluar.

Zikaltrit kanë refuzuar menjëherë shkëmbimin, pasi Ozil është në vitin e fundit të kontratës me londinezët dhe nëse nuk e marrin në janar, mund të presin qershorin për ta afruar me parametra zero. Gjithashtu, numri 10 i Interit është një futbollist vetëm 24 vjeçar, i aftë të mbulojë disa pozicione në fushë dhe Spalletti beson shumë te ai, ndaj po punon për ta bërë pjesë të mekanizmave të lojës.

Gjatë ditës së djeshme, për Interin ka mbërritur edhe një lajm shumë i mirë nga Kina, nga ku raportohet se Suning nuk është në listën e zezë të kompanive që u është ndaluar të investojnë për futbollin jashtë shtetit, ndaj që nga muaji janar, pritet të ketë surpriza në merkaton e zikaltërve.

Lajme të tjera

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...

Euro 2024

Kosova është pa trajner pas shkarkimit të sllovenit Primoz Gliha pas përfundimit të eliminatoreve të Euro 2024. Aty ku përveç dy barazimeve ndaj Zvicrës,...

Champions League

Milani u mposht në “San Siro” me rezultatin 1-3 nga Borussia Dortmund, duke minimizuar mundësitë për të vijuar aventurën në Ligën e Kampionëve edhe...