Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inter/ Sot është dita e Barella, Dzeko e Lukaku mbeten larg, nisin kontaktet për Alves

Dita e djeshme ishte shumë e rëndësishme sa i përket merkatos së Interit, me klubin zikaltër që arriti të konkretizojë me sukses transferimin e mesfushorit Nicolo Barrela në Milano.

Pas arritjes së marrëveshjes me Cagliarin, 22-vjeçari mbërriti mbrëmjen e djeshme në Milano, ndërsa sot pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe të hedhë firmën mbi kontratë, para se të vihet në dispozicion të Antonio Contes.

Huazim për 12 milionë euro dhe detyrim blerjeje për 25 milionë euro në fund të sezonit të ardhshëm, parashikon marrëveshja për transferimin e Barrelës te Interi, ndërsa janë përfshirë edhe bonuse që nëse arrihen të gjitha, prekin shifrën e 10 milionë eurove.

Nga ana tjetër, mesfushori pritet të nënshkruajë për 5 sezone, me një pagë prej 2.5 milionë eurosh në vit, ndërsa nën urdhrat e Antonio Contes pritet të bëjë edhe hapin e madh të karrierës.

Ndërkohë, po dje Piero Ausilio fluturoi në Londër, ku takoi drejtuesit e Manchester United, për të folur konkretisht mbi mundësitë e transferimit në Milano të sulmuesit belg, Romelu Lukaku.

Zikaltrit mësohet se kanë ofruar 70 milionë euro, të ndara të gjitha në 3 këste, ndërsa Manchester United ka ngritur pretendimet për 83 milionë euro dhe pagesë me vetëm dy këste, megjithatë ditët në vijim do të shikohet mundësia e afrimit të kushteve.

E njëjta situatë vlen edhe për sulmuesin tjetër që është objektiv i zikaltërve në merkato, boshnjakun Edin Dzeko. Interi ka një marrëveshje me futbollistin, por mungon akordi me Romën, pasi kërkesa dhe oferta janë ende larg njëra-tjetrës, por çështja mund të zhbllokohet në ditët në vijim.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme mediat në Itali kanë raportuar se në fillim të javës pritet që në Milano të mbërrijnë menaxherët e Dani Alves, me të cilët do të diskutohet mundësia e veshjes zikaltër të anësorit brazilian.

36-vjeçari është një futbollist i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me PSG-në dhe për më tepër disponon një formë për t’u admiruar, ndaj mund t’u bënte shumë punë zikaltërve në korsinë e djathtë, por kërkesa e tij është për një pagë prej 7 milionë eurosh neto në sezon, ndaj duhet testuar vullneti i drejtuesve të Interit për të paguar këtë shifër.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...