Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Inter të urrej”/ Gatti shall kundër zikaltërve, Matterazzi i jep përgjigjen ‘pikante’

“Inter të urrej”. Kështu shkruhej në shallin që mbrojtësi i Juventusit, Federico Gatti gjatë festës së bardhezinjve për triumfin në Kupën e Italisë.

Natyrisht një urrejtje e justifikuar ajo ndaj zikaltërve, duke qenë se të dy skuadrat dueluan për titullin kampion deri në fillim të shkurtit, kur Juventusi vendosi të ngrejë frenat e dorës në kampionat dhe të regjistrojë rezultate të shumta negative.

Megjithatë shalli e bëri efektin e vet dhe Gattit iu kundërpërgjigj menjëherë ish-mbrojtësi i Interit, Marco Matterazzi, i cili nëpërmjet rrjeteve sociale luajti edhe me mbiemrin e mbrojtësit italian të Juves, që përkthehet “macet”.

Lexo edhe: 

“Më mirë një vit si luanë, sesa 100 si mace”, shkroi Matterazzi në rrjetet sociale, duke vendosur aty edhe tre trofetë e Ligës së Kampionëve, që ka fituar Interi ndër vite.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Kylian Mbappe pritet që këtë verë të udhëheqë Francën në Euro 2024, me “Gjelat” që janë ndër kombëtaret pretendente për t’i shkuar turneut deri...