Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Inter vijon me merkaton “low cost”, dy futbollistët e radhës vijnë nga Parma

Pas Arturo Vidal, dy përforcimet e radhës te Interi duket se do të vijnë nga skuadra e Parmës dhe ashtu si afrimet e tjera të bëra deri tani, bëhet fjalë për dy futbollistë “low cost”, por me eksperiencë të madhe mbi supe.

Bëhet fjalë për mbrojtësin italian Matteo Darmian, i cili iu bashkua Parmës verën e kaluar nga Manchester United, në një operacion ku mori pjesë edhe Interi, ndërsa tani pritet që 31-vjeçari të veshë fanellën zikaltër.

Kartoni i Darmian do t’i kushtojë Interit rreth 2.5 milionë euro, aq sa arkëtoi nga shitja e Antonio Candrevës, ndërsa futbollisti pritet të jetë një alternativë si për Achraf Hakimin, ashtu edhe për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Emri tjetër është sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Gervinho, i cili në moshën 33-vjeçare nuk ka më stimuj të qëndrojë te Parma dhe të luftojë për mbijetesë, ndaj është në kërkim të një tjetër sfide.

Sulmuesi pëlqehet shumë nga Conte, që e shikon si profilin ideal për të kompletuar repartin e avancuar, pasi Gervinho garanton shpejtësi, teknikë dhe eksperiencë të madhe, përveç faktit që do të pranonte lehtësisht qëndrimin në stol.

Aktualisht sulmuesi i katërt i zikaltërve është Andrea Pinamonti, por ky i fundit mund të lërë Milanon për të gjetur një klub ku të ketë mundësinë të luajë rregullisht, ndaj me largimin e Pinamontit, Interi ka prenotuar Gervinhon.

Për kartonin e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë, Parma kërkon një shifër jo më të lartë se 2-3 milionë euro, lehtësisht e përballueshme kjo nga Interi, që është gati t’i ofrojë kontratë 2-vjeçare Gervinhos, me pagë prej 2 milionë eurosh në sezon.

Ndërkohë ëndrra verore e Antonio Contes vijon të mbetet N’golo Kante, por për të arritur te mesfushori francez do të ketë nevojë për shitjen më parë të njërit mes Brozoviç dhe Eriksen, të cilët do të lironin vend në organikë dhe njëkohësisht do të sillnin paratë e nevojshme për kartonin e kampionit të botës.

Momentalisht interes konkret ka vetëm për mesfushorin kroat Brozovic, i cili ka marrë një ofertë të kënaqshme nga Monaco, por principata franceze nuk e josh aspak futbollistin, që ka refuzuar një kalim atje.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...