Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Inter “vrapon” drejt titullit kampion, Parma fitore shprese ndaj Romës

Inter nuk ndalet në kampionatin italian, pasi ka fituar ndeshjen e 8 radhazi dhe ka çuar në 9 pikë diferencën nga Milani ndjekës, që luan ndeshjen e vet mbrëmjen e sotme në “San Siro” ndaj Napolit.

Transferta ndaj Torinos nuk rezultoi aspak e lehtë për zikaltrit, që pas një pjese pa asnjë gjuajtje në portë, zhbllokuan sfidën në minutën e 62-të. Lautaro fitoi një 11-metërsh, pas një ndërhyrjeje të gabuar të Izzos dhe Lukaku u tregua i saktë përballë Sirigut, duke kaluar në avantazhi Interin.

Megjithatë skuadra “granata” reagoi mirë dhe riktheu baraspeshën 8 minuta më vonë, kur pas një rrëmuje në zonë ishte Sanabria që shtyu topin në rrjetë. Zikaltrit protestuan për një faull në dëm të Barellës, por nuk kishte këtë mendim arbitri Valeri, që akordoi golin.

Në tentativë për të fituar ndeshjen, Stellini hodhi në fushë edhe Alexis Sanchez dhe në minutën e 85-të ishte pikërisht kileni që gjeti Lautaron me një asist të saktë në zonë, aty ku numri 10 mposhti Sirigun për herë të dytë, me një gjuajtje të bukur me kokë.

Vërshëllima finale e arbitrit la në fuqi suksesin 1-2 të zikaltërve, që kanë fituar të gjithë ndeshjet e luajtura për fazën e dytë të kampionatit, ndërsa skuadra “granata” mbetet në zonën e ftohtë të renditjes, me vetëm 18 pikë në 25 javë.

E nëse Torino komplikon gjithmonë e më shumë mbijetesën, parma merr një fitore shprese, pasi mposhti Romën me rezultatin 2-0 në “Tardini” dhe tani mund të besojë vërtetë në qëndrimin mes më të mirëve.

Emilianët zhbllokuan sfidën me sulmuesin Mihaila në minutën e 9’, ndërsa më pas në fillim të pjesës së dytë ishte Hernani që shënoi edhe golin e dytë me një ekzekutim të saktë të penalltisë, duke vulosur suksesin e Parmës.

Me këtë fitore parma shkon në kuotën e 19 pikëve, vetëm 3 pikë larg zonës së mbijetesës, ndërsa Roma zbret në vendin e 5-të dhe ia dorëzon Atalantës vendin e fundit të zonës Champions të renditjes.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...