Serie A

Inter “zjarr” në merkato, gati edhe zyrtarizimi i Gleison Bremer

Gleison Bremer edhe më pranë Interit. Mediat pranë klubit zikaltër njoftojë se Marotta ka arritur tashmë marrëveshjen me Torinon dhe transferimi i qendërmbrojtësit brazilian te Interi është vetëm çështje kohe.

Mbrojtësi ka nisur grumbullimin me Torinon, pasi pret kompletimin e transferimit, teksa sot ka mbërritur në Milano edhe agjenti i tij, që pritet të sistemojë detajet, para se të fiksohen datat për vizitat mjekësore.

Zikaltrit kanë arritur marrëveshjen me Bremer që në muajin janar dhe braziliani ka respektuar paktin, duke refuzuar të gjithë ofertat e ardhura nga Premier League, teksa brenda javës mund të vihet në dispozicion të Inzaghit.

Bremer do të kompletonte në këtë mënyrë repartin e prapavijës te Interi, pasi me largimin e Ranocchias, ka mbetur vetëm De Vrij që mund të luajë në qendër dhe braziliani duket se do të jetë ai që do të marrë vendin e titullarit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency