Futboll

Inter, zyrtarizohet Vecino, vjen edhe Dalbert

Kontratë 4 vjecare, fanella me numër 6 dhe besim i plotë nga ana e Luciano Spallettit. Matias Vecino është futbollisti më i ri i Interit. Mesfushori urguaian është blerja e 4-t e zikaltërve në këtë merkato pas Padellit, Skriniar dhe Borja Valeros. Për të plotësuar dëshirën e trajnerit Luciano Spalletti drejtuesit e Interit derdhën në arkat e Fiorentinës shumën e 24 milionë Eurove duke paguar klauzolën e largimit të 25-vjecarit nga klubi vjollcë. Me Interin, Vecino ka firmosur një kontratë 4-vjecare nga e cila do të përfitojë 2,5 milionë Euro në sezon plus bonuset, ndërkohë që Spalletti mund t’ia besojë qëndër e mesfushës dy ish futbollistëve të Fiorentinës, Borja Valeros dhe Vecinos të cilët i kërkoi me ngulm në skuadrën e tij.

Pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, uruguaiani tha edhe fjalët e para si lojtari më i ri i Interit duke u shfaqur shumë i lumtur ndërkohë që falenderoi të gjithë tifozët zikaltër. Vecino është një mesfushor total që luan në cdo rol të repartit të ndërmjetëm dhe konsiderohet si një vlerë e shtuar e mesfushës së Interit. Por jo vetëm Vecino pasi kjo javë parashikohet shumë aktive për Interin në merkato. Është arritur më në fund marrëveshja mes klubit italian dhe Nicës për transferimin në San Siro të mbrojtësit të majtë Dalbert Henrique. 23-vjecari brazilian do ti kushtojë Interit, 20 milionë Euro plus bonuset, ndërkohë që të Enjten pritet të jetë në MIlano për të kryer vizitat mjekësore. Zikaltërit e kishin mëse të nevojshëm afrimin e një mbrojtësi të majtë dhe Dalbert Henrique ishte zgjedhja e parë për drejtuesit, pasi Nagatomo dhe Ansaldi nuk e bindin aspak trajnerin Spalletti.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency