Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Interesim i lartë për Vllazninë, ja sa tifozë priten në shkallët e stadiumit

"Loro Boriçi" kështjella e pamposhtur kuqeblu, Vllaznia nuk thyhet prej 5 muajsh
"Loro Boriçi" kështjella e pamposhtur kuqeblu, Vllaznia nuk thyhet prej 5 muajsh

Vllaznia nis aventurën europiane mbrëmjen e sotme në “Loro Boriçi” përballë rumunëve të Universitatea Craiovës, sfidë e vlefshme për turin e dytë të Conference League, që do të startojë në orën 21:00.

Një ditë më parë trajneri Mirel Josa konfirmoi se skuadra ka arritur formën më të mirë fizike dhe është gati të shpalosë vlerat në fushë, pavarësisht se përballë do të ketë një kundërshtar me buxhet shumë më të lartë se shkodranët.

Megjithatë te Vllaznia presin që shumë edhe prej “lojtarit të 12”, tifozerisë kuqeblu, që do të jetë e shumtë në shkallët e “Loro Boriçit”, teksa burime për SuperSport konfirmojnë se duke parë ecurinë, në stadium do të ketë më shumë se 10 mijë fansa.

Për të motivuar edhe më shumë futbollistët, presidenti Alban Xhaferi mësohet se u ka premtuar një shpërblim prej 50 mijë eurosh në rast kualifikimi, teksa kuqeblutë do të kërkojnë të hedhin sonte një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Vllaznia-Universitatea Craiovë do të startojë në orën 21:00 dhe të gjithë ata që kanë një aparat DigitAlb në shtëpinë e tyre, do të mund ta ndjekin në kanalin RTSH 1.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...