Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Interi, aleati i Milanit në garën për një vend në zonën Champions

Është koha për të lënë pas disfatën e hidhur në derbin e “San Siros”, pasi Milan duhet tani të shikojë pikërisht Interin, si aleatin më të fortë në luftën për një vend në Champions.

Skuadra kuqezi humbi ndaj zikaltërve që janë pretendentë gjithashtu për një vend në turneun elitar, por edhe pse tani rruga është komplikuar, do të duhet ndihma e armatës së trajnerit Spalletti, për kalendarin në vijim.

Interi do të luajë në shtëpi ndaj Lacios dhe Romës, dy skuadra që përfaqësojnë konkurrencën direkte për një vend në Champions për milanezët, ndaj suksesi potencial i zikaltërve do të afronte të dy ekipet me turneun më të lakmuar të UEFA-s për klube. Por nga ana tjetër edhe Milan duhet të mos dështojë në përballjen në “San Siro” ndaj Lacios, në javën e 32-të.

Për momentin kuota e Champions rrotullohet te 68 ose 69 pikët dhe ekspertët e statistikave vlerësojnë se edhe Milan aktualisht me 51 pikë, mund ta arrijë këtë. E megjithatë banda e trajnerit Gattuzo duhet të marrë 18 pikë në 10 ndeshjet e ardhshme, për të mos u varur nga të tjerët.

Përballjet direkte do të kenë peshën e tyre edhe në rast barazie të pikëve për kualifikimin në Champions, por është e sigurt se të gjithë pretendentët do të humbin pikë rrugës, madje më shumë sesa kanë parashikuar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...