Interi arrin akordin për rinovimin e kontratës me dy futbollistë nga organika aktuale. Bëhet fjalë për holandezin Stefan De Vrij, kontrata e të cilit skadonte më 30 qershor, megjithatë palët kanë arritur marrëveshjen për ta zgjatur deri në verën e 2025-ës, me një pagë pak më të ulët se 4 milionë eurot që ai fiton aktualisht.
Marrëveshja është arritur dhe tashmë pritet vetëm përfundimi i finales së Ligës së kampionëve, që De Vrij të hedhë firmën mbi kontratën e re dhe më pas të niset me pushime.
Lexo edhe:
- Tërhiqet nga futbolli golashënuesi i dytë më i mirë në histori për kombëtaren turke
- Gjendja e Sergio Ricos, bashkëshortja me fjalë që ngjallin shpresë
- “Po të isha Messi, nuk do të kthehesha te Barça”
- Mentor Mazrekaj e mbyll me Laçin, ja mesazhi i tij falënderues
Ndërkohë, edhe fantazisti turk Hakan Calhanoglu, që ka kontratë deri në verën e ardhshme, zbuloi se ka arritur marrëveshjen për zgjatjen e bashkëpunimit me klubin zikaltër.
“Kemi arritur marrëveshjen dhe do të firmos për pak ditë kontratën e re. Ndihem shumë mirë këtu dhe nuk dua të largohem asnjëherë. Është nëj klub fantastik dhe tifozët më duan shumë. Tani të mendojmë për finalen e Championsit”, tha fantazisti turk.
Ndërkohë burime pranë klubit zikaltër bëjnë me dije se edhe Alessandro Bastoni është pranë marrëveshjes për zgjatjen e bashkëpunimit me zikaltrit.
