Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Interi do zgjatjen e kontratës dhe rritjen e klauzolës së largimit të Icardit

Zërat për një transferim të mundshëm të Mauro Icardit te Reali i Madridit për momentin nuk janë marrë shumë seriozisht nga drejtuesit e Interit, por pas mbylljes së merkatos së janarit zikaltrit kanë një plan konkret për të blinduar argjentinasin. Kupola drejtuese e Interit ka ndërmend të nisë bisedimet me menaxheren dhe njëkohësisht bashkëshorten e futbollistit, Wanda Nara, për rikishikimin e kontratës që parashikon rritje të pagës por edhe të klauzolës së largimit. 110 milionë euro konsiderohet një shumë e vogël për një lojtar të nivelit të Icardit, pasi shumë klube të mëdha europiane do të ishin të gatshme për ta shpenzuar këtë shifër. Tek Interi mendojnë ta zgjatin edhe një vit kontratën e 24-vjeçarit, i cili ndihet mirë në Milano dhe ka një lidhje të fortë me ambientin zikaltër.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...