Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Interi drejt shitjes? Investcorp shton edhe më shumë enigmën

E ardhmja e Interit është rikthyer në diskutim në orët e fundit. Lajmet e mediave italiane rikthejnë në plan të parë fondin e Bahrein, Investcorp, që edhe para disa muajsh ishte përfolur në lidhje me blerjen e mundshme të klubit zikaltër. Interes që nuk u zyrtarizua, por edhe nuk u përgënjeshtrua nga palët e interesuara.

Tani sipas mediave italiane, kompania që ka në pronësi Interin, Suning ka marrë një ofertë nëpërmjet bankës Raine Group pikërisht nga fondi që i përket Bahreinit, por që grumbullon kapital të konsiderueshëm nga fqinjët e Arabisë Saudite.

Një ofertë për Presidentin Steven Zhang që vërtitet rreth 1 miliard e 300 milionë euro, ( me Interin që do të vlerësohej më shumë së Milani kur u ble nga Red Bird), vlerësim i lartë, i përcaktuar edhe nga rezultatet pozitive të arritura në muajt e fundit.

Lexo edhe:

Nga ana tjetër, përfaqësues të Investcorp, të pyetur mbi interesimi ne tyre për zikaltrit, deklaruan se nuk e mohojnë, por as nuk e konfirmojnë lajmin, një strategji kjo për të mos dalë hapur, deri sa të ketë një përgjigje nga pala shitëse.

Mbetet për t’u parë se cilat janë synimet e Zhang, nëse vazhdon t’i qëndrojë idesë për të marrë një aksioner në minorancë, duke qenë se i duhet të lajë një borxh që më interesat shkon në afërsisht 400 milionë euro, apo do të shesë krejtësisht klubin.

Presidenca aktuale zikaltër mund të kërkojë të marrë kohë deri në pranverë kur siguria për pjesëmarrjen në botërorin për klube dhe dosja e stadiumit të ri mund të përmirësojnë situatën financiare dhe mund të ketë kushte më të favorshme për të kërkuar një shitje më të leverdishme të klubit.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....