Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Interi e ka seriozisht për Ibrahimovic, nuk i thotë jo propozimit të Raiolas

Për momentin Zlatan Ibrahimovic vazhdon të jetë i impenjuar me Los Angeles Galaxy në fazën play-off të Major League Soccer, ku do të përcaktohet skuadra fituese e titullit kampion për këtë vit. Pas triumfit 1-2 ndaj Minnesota United, Galaxy do të sfidojë në çerekfinale Los Angeles FC në një derbi të nxehtë. Gjithsesi pasi të përfundojë ky sezon i MLS, Zlatan Ibrahimovic do të jetë një lojtar i lirë në treg, pasi ka vendosur të mos rinovojë kontratën me skuadrën amerikane. Ibra dëshiron rikthimin në Itali dhe Interi mbetet një opsion real për të ardhmen e bomberit suedez. Zikaltrit nuk i kanë thënë jo propozimit të Raiolos që Zlatan të riveshë fanellën e Interit pasi trajneri Conte dhe drejtuesit e kanë marrë ndjeshëm në konsideratë një opsion të tillë. Problemi i vetëm qëndron te kontrata afatgjatë që kërkon Ibra. Raiola i ka paraqitur kërkesat e klientit të tij Interit, me 38-vjeçarin që kërkon një kontratë për 2 vite e gjysmë me një pagë prej 6 milionë eurosh në vit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...