Ariedo Braida, ish-drejtuesi i njohur i Milanit (1986-2013), sheh Interin si skuadrën favorite për fitimin e derbit.
Dy skuadrat e Milanos rikthehen pas 20 vitesh përballë tyre në gjysmëfinalet e Champions League.
Dueli i parë zhvillohet sonte në mbrëmje në “San Siro”, përballje ku nuk dihet ende nëse do të luajë Rafael Leao, ylli i kuqezinjve.
Lexo edhe:
- “Kush dreqin je ti?”, si ia prishi “magjinë” tifozit napolitan Rrahmani
- VIDEO/ Kontroll i topit për 196 sekonda dhe 63 pasime, goli i Dimarcos për “Guinness”
- Xhaka gjithnjë e më larg Arsenalit, mesfushori tundohet për një rikthim në Gjermani
- Rikthehet dueli Messi-Ronaldo në një tjetër kontinent, në Francë e bëjnë fakt të kryer
“Interi është favorit në letër, po. Nëse nuk luan Leao, Interi mund të ketë diçka më shumë.
Portugezi është i rëndësishëm, ai është jetik për Milanin. Leao është një nga ata futbollistë që vendos ndeshjet.
Shpresoj që Milanit të mos i mungojë shpirti i duhur, atë që të bën të luftosh dhe ëndërrosh”, deklaroi Braida.
