Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Interi fiton derbin me Milanin/ Asllani vishet zikaltër, detajet e akordit

Kristjan Asllani mund të quhet një lojtar i Interit. Drejtuesit e nënkampionëve të Italisë dhe ata të Empolit kanë finalizuar akordin mes tyre gjatë drekës së ditës së sotme.

Mesfushori i talentuar nga Elbasani, do të kalojë tek Interi për shumën e 14 milionë eurove, teksa klubi toskan kërkon në huazim Martin Satriano si pjesë të kësaj marrëveshje.

Sulmuesi italo-uruguaian, ishte i huazuar te Brest në Ligue 1 sezonin e kaluar, aty ku shënoi 4 gola në kampionat. Asllani do të firmosë kontratë 5-vjeçare me klubin nga Milano.

Nga marrëveshja e drejtuesve me agjentin e tij, Asllani do të përfitojë 1.2 milionë euro në sezon. Lojtari i kombëtares shqiptare u kërkua edhe nga Milani.

Gjithsesi, drejtuesit e Interit vepruan më shpejt dhe e bindën të pranojë ofertën e tyre, duke gëzuar trajnerin Simone Inzaghi, i cili insistoi për afrimin e lojtarit të talentuar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...