Serie A

Interi fiton kampionatin e abonimeve, shifër rekord edhe për ndeshjen me Leccen

Sezoni i ri i kampionatit italian do të startojë këtë fundjavë, ndërsa interesi këtë vit pritet të jetë tejet i lartë, për shkak të investimeve të shumta në merkato, që pritet të përkthehen në një rivalitet shumë më të madh.

E ndërkohë që starti po afron, janë publikuar edhe të dhënat mbi shitjen e abonimeve në stadiume për sezonin e ri, betejë të cilën e ka fituar ndjeshëm Interi, që me Antonio Conten dhe Romelu Lukakun, preku kuotën maksimale që në ditët e para të fushatës.

Zikaltrit kanë arritur të shesin të 40 mijë abonimet e vëna në dispozicion për këtë sezon, ndërsa me 10 mijë abonime më pak vjen Milani, që thuajse ka prekur kuotën e 30 mijë abonimeve të shitura dhe vendin e tretë e mban Juventus me 27 700 abonime.

Vlen të theksohet se “San Siro” pritet të jetë “zjarr” të hënën në mbrëmje, në sfidën mes Interit dhe Lecces, pasi klubi zikaltër ka njoftuar ditën e sotme se ka prekur kuotën e 60 mijë tifozëve, ndërsa ka nxjerrë në shitje edhe biletat e unazës së tretë.

Zikaltrit ishin kampionë me prezencën e tyre sezonin e kaluar, ndërsa të njëjtin ritëm kanë ndërmend ta mbajnë edhe këtë sezon, duke ngjyrosur shkallët e stadiumit që në javën e parë të kampionatit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency