Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Interi gjen në Francë pasuesin e Icardit

Ndonëse Marotta nuk e pranoi drejtpërdrejtë sot, duket se e ardhmja e Mauro Icardit, do të jetë larg Interit dhe sulmuesi argjentinas po bën gati valixhet për t’u larguar në verë.

Nga ana tjetër, drejtuesit zikaltër vijojnë punën për të gjetur një zëvendësues të denjë të tij dhe sipas “France Football”, në krye të listës ka kaluar Nicolas Pepe.

Sulmuesi 24-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, luan për skuadrën e Lille dhe po shkëlqen këtë sezon, teksa ka shënuar 32 gola, në 68 ndeshje me francezët.

Po sipas prestigjozes franceze, zikaltrit janë gati të ofrojnë 60 milionë euro, për të djegur konkurrencën dhe për të bindur sulmuesin të transferohet në Milano.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...