Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Interi gjen pasuesin e Skriniar, ofron shkëmbimin kokë më kokë me një mesfushor

Me Milan Skriniar që do të jetë i sakrifikuari i kësaj vere dhe me shumë gjasa do të transferohet te Paris Saint Germain, te Interi kanë lëvizur me shpejtësi për të gjetur zëvendësuesin dhe i përzgjedhuri është serbi Nikola Milenkovic.

Ky i fundit luan prej 5 sezonesh te Fiorentina dhe ka rritur ndjeshëm nivelin në dy vitet e fundit, por dëshiron të largohet dhe edhe klubi toskan është gati ta shesë, për të mos e humbur me parametra zero verën e ardhshme.

Ausilio ka bërë një takim paraprak me menaxherin e tij, Fali Ramadani dhe ka arritur marrëveshjen, teksa tashmë po negociohet me Fiorentinën, që dëshiron të arkëtojë 10-15 milionë euro nga kartoni i serbit.

Në anën tjetër te Interi kanë ofruar një këmbim kokë më kokë me mesfushorin Stefano Sensi, që nuk bën pjesë në planet e Inzaghit dhe njëkohësisht pëlqehet shumë nga trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano.

Në ditët e ardhshme pritet që dy klubet të ulen sërish për të kompletuar marrëveshjen, megjithatë fillimisht duhet shitur Skriniar, që do të mbushte arkat dhe do të lironte vendin për Milenkovic në formacion.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...