Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Interi heq dorë nga Samardzic, Inzaghi gjen zgjidhjen në shtëpi

Napoli merr anësorin e Salernitanës, Samardzic pengohet sërish nga i ati
Napoli merr anësorin e Salernitanës, Samardzic pengohet sërish nga i ati

Interi ka hequr dorë përfundimisht nga mesfushori serb Lazar Samardzic. Ndonëse kishte kryer edhe vizitat mjekësore, futbollisti nuk hodhi firmën mbi kontratën që do ta vishte zikaltër, pasi babai i tij vendosi të ndërrojë menaxher dhe në të njëjtën kohë edhe pretendimet ekonomike.

Të ndodhur në një situatë të tillë, drejtuesit e Interit refuzuar kategorikisht ndryshimi ne kushteve të kontratës dhe transferimit, teksa i lanë edhe një afat futbollistit e babait të tij, që të marrin një vendim përfundimtar.

Por ndonëse kaluan katër ditë, nga Samardzic nuk erdhi asnjë sinjal dhe Interi njoftoi menjëherë si Udinesen, ashtu edhe mesfushorin se ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga transferimi i tij.

Lexo edhe:

Në këtë vendim duket se ka ndikuar edhe paraqitja mjaft e mirë e mesfushorit Stefano Sensi, që pas një sezoni në huazim te Monza, ka shkëlqyer këtë verë nën urdhrat e Inzaghit dhe trajneri duket se ka vendosur ta mbajë në Milano për të kompletuar organikën me 6 mesfushorë.

Stefano Sensi iu bashkua Interit në verën e 2019-ës dhe ka edhe një vit kontratë me zikaltrit, që mund të vendosin t’ia rinovojnë bashkëpunimin, nëse mesfushori do të tregojë vazhdimësi.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...