Telashe për Interit para derbit të fundjavës me Milanin në “San Siro”. Nga infermieria zikaltër njoftojnë se Marcelo Brozovic nuk mund të jetë në dispozicion të Spallettit për shkak të një dëmtimi të pësuar në takimin e përfaqësueses së tij, Kroacisë, kundër Finlandës, që u mbyll në barazim 1-1.
Mesfushori kroat është larguar nga grumbullimi i kombëtares për ekzaminime të mëtejshme dhe për fat të keq ka këputje të muskulit në pulpën e këmbës së majtë. Ditët në vijim do të përcaktohet më saktë koha që i duhet për t’u rikuperuar plotësisht e për të qenë sërish nën urdhrat e Spallettit.
Interi e ka nisur shumë mirë sezonin, teksa në 7 ndeshjet e para të Serisë A ka arritur të seleksionojë 6 fitore dhe vetëm një barazim, duke u klasifikikuar në vendin e tretë me 19 pikë, aq sa Juventusi dhe dy më pak se Napoli kryesues.
