Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Interi i “çmendur” përmbys Romën

4 gola në dy javë për Mauro Icardin dhe 6 pikë në dy javë për Interin, që falë kapitenit të tij por dhe pafatësisë së Romës rikthehet të kërcejë tangon për titullin duke arritur një fitore të pabesueshme ndaj Romës, 3-1 me përmbysje por dhe pas 3 shtyllave të goditur nga verdhekuqtë, me topin që u stampua në cdo cep të portës së Handanovicit përvecse në rrjetë. Spaleti u rikthye me fitore në “Olimpico” me Interin që shfaqi një futboll pragmatist ku Icardi tregoi pjekurinë e tij përpara portës, ndërsa festës amerikano-jugore ju bashkua dhe Vecino më golin e 1-3.

Roma e  luajti më mirë ndeshjen në fillim me Dzekon që gjeti golin e epërsisë në të 15-tën i shërbyer nga Naingolan.

Roma që kishte goditur njëherë shtyllën me Kolarovin në të 14-tën, u ndal sërish nga ajo në të 40-tën ku këtë herë ai që provoi ishte Naingolan. Përgjithësisht thuhet e 3-ta e vërteta, por dhe në të 65-tën Perotti gjeti sërish shtyllën dhe jo rrjetën. Nga ky moment u duk sikur fati ktheu për Interin, me Icardin që nisi shfaqjen personale duke shënuar dy herë. Në fund dhe goli i tretë i uruguajanit Vecino, që la duarbosh Romën, e cila shfaqi probleme e zakonshme në mbrojtje ndërsa për Interin fillimi i duhur në kampionat me tifozët zikaltër që shpresojnë që ky të jetë viti i duhur për titullin.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...