Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Interi i Contes kërkon fitoren e 6-të rresht, Juve me mungesa në mbrojtje ndaj Spal

Të paktë kanë qënë ata që kanë menduar se fillimi i kampionatit do ta gjente Interin në këtë lloj forme. Ekipi i Contes nga ndeshja në ndeshje po bind në të gjitha aspektet. 5 javë kampionat 5 fitore radhazi. 10 gola të shënuar, vetëm 1 i pësuar. Më mirë se kaq nuk mund të niste aventura zikaltër e ish-trajnerit të Juves. Suksesi në derbi dhe ai ndaj Lazios e ka motivuar akoma edhe më shumë skuadrën. Takimi i rradhës do të jetë kundër Sampdorias. Këta të fundit po përjetojnë një moment tepër negativ, vendi i fundit në renditje, vetëm 1 fitore dhe 4 humbje, 3 pikë të grumbulluara. Një nisje aspak e mirë. Në letër është Inter favorit i madh i kësaj sfide, por sidoqoftë në kushtet në të cilat ndodhet kundërshtari kujdesi duhet të jetë i madh, pasi vendasit sigurisht do të tentojnë të reagojnë, madje dhe një barazim do të ishte rezultat i kënaqshëm për Sampdorian. Conte pritet të bëjë disa ndryshime me Alexis Sanchez që mund ta nisë ndeshjen ndaj Sampit që nga fillimi, ndërsa Lukaku mund ta nisë nga stoli.

Juventusi ndërkohë do të presë në shtëpi skaudrën e Spal. Një ndeshje që sigurisht nuk pritet ta mundojë ekipin e Sarrit. Bardhezinjte pritet sërish që te kënë ndryshime ne formacion, ndërkohë që mbetet për tu parë formacioni i zonjës së vjetër do të jetë i njëjtë si ai në takimin e fundit kudnër Brescias 4-3-1-2 apo do të zbatohet një tjetër skemë. Sidoqoftë kundërhshtari nuk duhet nënvlerësuar, pasi sezonin e kaluar Spal e mposhti Juventusin 2-1. Ndërkohë në mungesë të Danilos, Alex Sandros dhe De Scglios nga krahët e mbrojtjes do të përshtaten Cuadrado dhe Matuidi.

Sfidë interesante pritet të jetë dhe Sassuolo-Atalanta. Bergmaskët edhe këtë sezon janë po ajo skaudër e fortë që janë shfaqur vitet e fundit. Vetëm 1 humbje për ta në këto 5 javë të para të Serisë A, teksa ndaj Sassuolos do të vinë pas fitores së fundit që morën ndaj Romës. Në kampin tjetër skuadra nga Regio Emilia ka shfaqur luhatje të vazhdueshme në rezultate, teksa përballë Atalantës pritet ta kenë tepër të vështirë, por gjithsesi faktori fushë mund të konsiderohet një element që ndoshta i favorizon disi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...