Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Interi i jep lamtumirën Europës, Arsenali përmbys “murin” francez, ikën edhe Sevilla!

Edhe sezoni 2018-2019 mbyllet pa asnjë trofe për Interin që u eliminua nga Eintracht i Frankfurtit në raundin e 1/8-ave të Europa League. Ky kompeticion ishte mundësia e vetme që zikaltrit të fitonin një trofe që u mungon që nga viti 2011 kur kanë fituar për herë të fundit Kupën e Italisë. Interi me shumë mungesa që mezi formonte një 11-she me lojtarët e skuadrës së parë, ia dhuroi vetë kualifikimin gjermanëve të cilët ruajtën nderin e Bundesligës pasi Frankfurti është skuadra e vetme gjermane që vazhdon rrugëtimin në Europë. Një gol i Luka Jovic pas vetëm 5 minutash që erdhi si rrjedhojë e një gafe të Stefan De Vrij mjaftoi që skuadra e Adi Hutter të mposhte 0-1 Interin në San Siro dhe ta eliminonte nga Europa League.

Interi ishte një skuadër pa busull në këtë sfidë duke u zvarritur gjatë gjithë lojës, madje mund ta kishte pësuar që në fillim por Haller u ndal nga traversa, ndërkohë që Handanovic e shpëtoi skuadrën e Spallettit, nga një humbje me shifra më të thella falë pritjeve të tij. Ndryshe nga Interi përmbushi të gjitha pritshmëritë Arsenali që përmbysi humbjen 3-1 të sfidës së parë ndaj Rennes duke fituar 3-0 në Emirates Stadium falë dygolëshit të Aubameyang dhe finalizimit të Maitland-Niles. U kualifikua lehtësisht Villareali që mposhti edhe në ndeshjen e kthimit Zenitin këtë herë me rezultatin 2-1. Moreno dhe Bacca ishin autorët e golave për spanjollët ndërkohë që për Zenitin ngushtoi shifrat në fund mbrojtësi serb Ivanovic. Në mënyrë surprizë u eliminua nga Slavia e Pragës, mbretëresha e këtij kompeticioni Sevilla që u mposht pas kohës shtesë me shifrat 4-3 nga çekët, pasi edhe në Pragë koha e rregullt përfundoi 2-2. Vuajti por në fund ia doli të avanconte në çerekfinale edhe Benfica që mposhti në shtëpi pas kohës shtesë Dinamon e Zagrebit, me kohën e rregullt që përfundoi me shifrat 1-0 falë një goli të brazilianit Jonas në minutën e 71-të.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...