Serie A

Interi i papërmbajtshëm në merkato, projekton 2 goditjet e radhës

Interi po shfaqet ndër skuadrat më aktive në merkaton italiane, në klubin zikaltër rikthimi në Champions koincidon me daljen nga tuneli i fair play-it financiar me drejtuesit që synojnë të vazhdojnë një fushatë të rëndësishme përforcimesh. Nëse Florenzi mbetet objektivi numër një për të mbushur boshllëkun e krijuar në krah me largimin e Cancelos, në mesfushë ëndrra e Spalletit është ajo për të patur në dispozicion Mousa Dembele. Për momentin, çdo tratativë është e ngrirë dhe vëtm kur Belgjika të përfundojë Botërorin drejtori sportiv Ausilio mund të futet në veprim. Tottenham nuk privohet nga lojttari për më pak se 20 deri në 30 milionë euro. Janë shumë për një futbollist që po i afrohet moshës 31-vjeçare, edhe pse në favor të zikaltërve është dëshira e Dembele për të ndryshuar ambient dhe provuar eksperienca të reja. Veç të tjerash te Interi lojtarit do t’i shtoheshin mundësitë për t’u transferuar në Kinë në përfundim të karrierës falë Suning për të nënshkruar në Lindjen e Largët kontratën e fundit të rëndësishme.

Te Interi ndërkohë kanë nisur sulmin për William Carvalho. Klubi zikaltër ka vendosur të mos presë që lojtari të lirohet nga Sportingu i Lisbonës pas agresionit që pësoi nga tifozët, dhe për këtë arsye i ka dhënë mandatin një agjenti të FIFA-s që të prezantojë te klubi portugez një ofertë prej 10 milionë eurosh për ta marrë lojtarin menjëherë, pa pritur vendimin e gjykatës që mund të vendosë për çlirimin e Carvalho nga detyrimet kontraktuale me Sportingun pa penalizime. Oferta është shumë larg kërkesës prej 26 milionë eurosh që do Sporting, edhe pse rreziku për ta humbur Carvalhon me parametra zero mund t’i detyrojë portugezët që të ndryshojnë qëndrim.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency