Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Interi i prerë në qëndrimin e tij për Perisicin dhe Vidalin

Një “jo” për Bayernin dhe një tjetër “jo” për Barcelonën.  Interi nuk ka ndërmend ta huazojë sërish Perisicin te kampionët e Bundesligës e gjithashtu nuk dëshiron të shpenzojnë qoftë një qindarkë për Arturo Vidalin.

Administratori i Interit, Beppe Marotta, ishte i prerë në qëndrimin e tij. Kroati Perisic kthehet menjëherë në Milano për t’u vënë nën urdhrat e Contes, ndërsa Vidal pritet të mbërrijë së shpejti, por pa iu nënshtruar kërkesave të katalanëve. Perisicin bavarezët duan ta mbajnë me të njëjtën formulë, si vitin e kaluar.

Hansi Flick, trajneri i Bayernit, kishte dhënë votën e tij në favor të qëndrimit të lojtarit (duke marrë parasysh kontributin e tij pozitiv në ekip vitin e fundit), por nga selia në “Viale Liberazione” erdhi refuzimi i prerë: ose transferim përfundimtar, ose ribashkimi i tij me organikën e Contes.

Nëse nuk do të ketë oferta të rëndësishme (sepse kjo është linja e diktuar nga Suning), Ivani do të luajë shanset e tij si shokët e tjerë të skuadrës.

Për Vidalin, askush nuk shqetësohet tek Interi. Barcelona po synon një dëmshpërblim për kartonin e kilianit, në një operacion të ngjashëm me atë të kryer me Sevillan për Rakiticin. Interi nuk do t’ia dijë, pasi zikaltrit kanë një marrëveshje me lojtarin dhe po presin që ai të zgjidhë marrëdhëniet e tij me klubin “blaugrana”. Kjo është arsyeja që çoi në një ngadalësim të bisedimeve, por suksesi i negociatave nuk është në dyshim.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...