Interi i ri rinis me Inzaghin, arrihet marrëveshja për rinovimin e kontratës

Simone Inzaghi dhe Inter kanë rinovuar kontratën deri në vitin 2024, plus mundësinë e një viti shtesë. Ky lajm nuk është zyrtarizuar ende nga klubi “zikaltër”, megjithatë mediet italiane raportojnë se kontrata është firmosur.
Inzaghi mori drejtimin e Interit në fillim të sezonit 2021-2022 dhe luftoi deri në ndeshjen e fundit të edicionit për titullin kampion, por në fund ishte Milan që ngriti trofeun, duke barazuar “zikaltërit” me nga 19 trofe të Seria A.
Pavarësisht se nuk ia doli që të siguronte titullin kampion, që do ishte i dyti vit radhazi që “zikaltërit” do triumfon, pas sezonit 2020-2021, kur në krye ishte Antonio Conte, Inter vendosi që të vazhdojë projektin me Inzaghin edhe për të paktën dy vite të tjera.
