Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Interi ka dy skuadra”, Mourinho karikon Lukakun: Shkëlqe në “San Siro”!

Jose Mourinho është i lumtur për fitoren 2-0 ndaj Slavia Prague, që ka ngjitur Romën e tij në krye të grupit G të Europa League me 9 pikë të plota.

Tani është radha e Interit, një nga ndeshjet më të forta dhe të vështira në kampionat. Verdhekuqtë zbarkojnë të dielën në “San Siro” me misionin për të frenuar kryesuesit e Serie A.

“Special One” u ndëshkua me të kuq ndaj Monzës, dhe do e ndjekë nga tribuna përballjen me skuadrën ku shkroi historinë 13 vite më parë.

Fatkeqësisht, të dielën do të përballen dy skuadra krejtësisht të ndryshme. Interi ka dy skuadra, ata i kanë lënë disa lojtarë pushim. Diçka që është luks për ne. Kanë shumë karburant dhe intensitet.

Lexo edhe:

Ne kemi shumë vështirësi. Doja të bëjë një ndryshim, por hodha sytë nga pankina dhe pashë që kishim lojtarë si Pagano, Pisilli, Joao Costa, Cherubini dhe D’Alessio”, theksoi trajneri portugez. I cili ka një mesazh për Romelu Lukakun.

Ka nevojë për të pushuar. Unë nuk zbres në fushë dhe kam nevojë për pushim. Iki në Trigoria dhe tentoj të fle përpara stërvitjes.

Romelu duhet të pushojë tani, pastaj duhet të luajë një ndeshje të madhe kundër një skuadre të madhe si Interi. Është e rëndësishme të paraqitet në ‘San Siro’ në gjendjen e tij më të mirë”, theksoi Mourinho.

Inter-Roma do të zhvillohet të dielën e 29 tetorit (18:00), sfidë që do të transmetohet në SuperSport 1.

Fitore dhe rekorde/ Lukaku në formë, “shënjestron” Interin

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...